Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CRYSTAL PALACE - ARSENAL

Wenger 810, Mustafi shënon, Arsenali afrohet

Wenger 810, Mustafi shënon, Arsenali afrohet


28 December, 2017 @22:52

Pas 8 ndeshjeve radhazi pa humbje në Premier League, skuadra e Crystal Palacet u dorëzua sonte në derbin londinez ndaj Arsenalit.

Epërsinë për londinezo-veriorët e solli Shkodran Mustafi me një goditje precize nga një kënd i ngushtë, ndërsa ishte Townsend ai që i barazoi shifrat pas një iniciative të vendasve në fillim të pjesës së dytë.

TABELA AKTUALE PREMIER LEAGUE

Gjithsesi, me 2 gola nga Alexis Sanchez, Arsenali e riktheu epërsinë në anën e vet. Pak para fundit të ndeshjes, Tomkins i vendasve e ngushtoi rezultatin në 2-3, mirëpo ishte tepër vonë për ndonjë rikthim potencial dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 2-3.

Duhet përmendur që kjo ishte ndeshja e 810 e Arsene Wengerit si trajner i Arsenalit, shifër kjo tashmë e barabartë me numrin e ndeshjeve të drejtuara nga Sir Alex Ferguson në krye të Manchester Unitedit në Premier League.

Kjo fitore bën që Arsenali të afrohet me skuadrat që momentalisht gjenden në top 4, kurse Crystal Palace momentalisht ndodhet jashtë zonës së rrezikshme.


 
Të gjitha lajmet nga