CENK TOSUN
Në pritje të bëhet rekord transfer nga Turqia
28 December, 2017 @22:12
Sulmuesi i reprezentacionit të Turqisë dhe i Besiktasit, Cenk Tosun, është në pritje të bëhet transferi më i shtrenjtë turk ndonjëherë, që nga Superliga turke del jashtë vendit.
Everton ka ofertuar me 25 milionë funta për kartonin e tij, ndërsa Sam Allardyce është duke llogaritur te turku 26 vjeç për të ngritur edhe më ekipin.
BBC Sport ka bërë të ditur se Tosun është synimi kryesor i Evertonit për afatin kalimtar të janarit dhe është në pritje të finalizimit të marrëveshjes, ndërsa përveç tij, Allardyce është duke shikuar mundësinë e angazhimit të Steven N’Zonzit nga Sevilla.