TRAJNERI I MILANIT
Gattuso: Fitore për frymëmarrje
28 December, 2017 @12:16
I gëzuar për fitore në çerekfinale të Kupës ndaj Interit, trajneri i Milanit, Gennaro Gatusso, është shprehur të jetë i lumtur, por edhe më kërkues.
“Po vimë nga një periudhë negative, prandaj kjo fitore ka qenë vendimtare,” ka thënë Gatusso për Rai Sport, pas fitores 1-0 të Milanit ndaj Interit.
“Nuk ndalem. Nëse dikujt duhet t’i thuhet diçka, do t’ia them në fytyrë. Ka shumë punë për t’u bërë. Do të ishim hipokritë po të thonim se kjo fitore na zgjedh problemet, por me na dhënë, na jep frymëmarrje,” ka shtuar ai.
Ndeshja Milan - Inter në kohën e rregullt përfundoi 0-0, ndërsa ka qenë 19 vjeçari Patrick Cutrone që ka vulosur fatin e takimit me golin e tij në vazhdime, që çoi Milanin në gjysmëfinale ku rossonerët përballë do të kenë Lazion, portën e së cilës e mbron Thomas Strakosha.
Milan e mbyll vitin 2017 të shtunën më 30 dhjetor, kur udhëton në Artemio Franchi për t’u ndeshur me Fiorentinën në kuadër të xhiros XIX.