COPPA ITALIA 1/4: MILAN-INTER
Cutrone jetëson Gattuson, Milan eliminon Interin
27 December, 2017 @23:48
Pas 120 minutave lojë në përballjen derbi të Kupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit, ka qenë i riu Patrick Cutrone që ka vendosur fatin e takimit.
Sulmuesi 19 vjeç ka shënuar në minutën e 104 të ndeshjes për të përcaktuar fituesin e ndeshjes, derisa Milan ka mposhtur Interin në Madonninën e Kupës.
Me fitore, Milan ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës, ku përballë do ta ketë Lazion, që eliminoi dje Fiorentinën.
Fitorja e Milanit në këtë përballje të rëndësishme, pasi që përballë kishte rivalin e përbetuar lokal, pritet t’ia zgjatë ‘jetën’ trajnerit Gennaro Gattuso në ekip, i cili pas performancave jo të mira në Serie A, përfolej që s’do ta priste Vitin e Ri në krye të rossonerëve.