Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAMMERS

West Ham prezanton Jesse Lingardin

Foto: www.whufc.com

West Ham prezanton Jesse Lingardin


29 January, 2021 @22:56

Skuadra e West Ham Unitedit, që po kalon një super-formë në Premier Ligë këtë stinor me David Moyesin në krye të ekipit, ka zyrtarizuar para pak çastesh futbollistin e Manchester Unitedit Jesse Lingard.

Lingard 28-vjeç është huazuar te West Ham deri në fund të këtij stinori, kanë bërë të ditur çekanët, derisa sulmuesi anësor ribashkohet me trajnerin e dikurshëm të tij nga Old Trafford.

Lingard ka zhvilluar 210 ndeshje me Manchester Unitedin përgjatë karrierës së tij duke shënuar 33 gola dhe 20 asistime, ndërsa ka fituar Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Europa Ligën me djajt e kuq.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League