Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LONDËR

West Ham United zytarizon Danny Ingsin

West Ham United zytarizon Danny Ingsin


20 January, 2023 @14:42

Sulmuesi i Aston Villës, Danny Ings, është bërë lojtar i ri i West Ham Unitedit. Çekanët e Londrës janë duke pasur probleme me shënim të golave këtë stinor dhe për këtë kanë vendosur që gjatë afatit kalimtar të bëjnë lëvizje.

Ekipi i drejtuar nga David Moyes ka zyrtarizuar pak më parë Ingsin 30-vjeçar si lojtar të ri të skuadrës, ndërsa shuma e transferit të tij është 15-milionë euro + bonuset, që do të mund të arrijnë deri në 5-milionë euro nëse sulmuesi i shpëton ata nga rënia prej elitës.

Këtë stinor Ings ka shënuar gjashtë gola për Aston Villën, ndërsa më parë ka luajtur për Southamptonin, Liverpoolin, Burnleyn dhe Bournemouthin.


 
Të gjitha lajmet nga