Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMPLETOHEN TË KUALIFIKUARIT

WestHam ndalë Sevillën, Eintracht Betisin

WestHam ndalë Sevillën, Eintracht Betisin


18 March, 2022 @0:22

Në tri ndeshjet e fundit të natës në Europa League, ku garonin ekipet ndër më të forta të garës për këtë stinor, pjesëmarrjen në çerekfinale e kanë siguruar Lyon, Eintracht Frankfurt dhe West Ham United.

Lyon ka shkuar tutje falë fitores së shënuar javën e kaluar ndaj Portos në Dragao 0-1, ndërsa sonte barazoi në shtëpi, 1-1 [Dembele 13 - Aquino 27].

Dy ndeshjet tjera shkuan në vazhdime për të përcaktuar ekipin fitues te ciftit.

Eintracht që kishte fituar në Spanjë 1-2, sonte humbi në kohë të rregullt 0-1 dhe ndeshja shkoi në vazhdime, ku në sekondat e fundit një autogol i çoi përpara, me 1-1 përfundimtare pas 120-minutash sonte.

Ndërkaq West Ham United ka eliminuar specialistin e kësaj gare Sevilla, natyrisht pas vazhdimeve.

Pas humbjes në Spanjë 1-0, West Ham i drejtuar nga David Moyes ka kryer kohën e rregullt 1-0 për të cuar ndeshjen në vazhdime. E aty në skenë ka dalë ukrainasi Andrey Yarmolenko që ka vulosur fatin e takimit dhe të kualifikuarin me përfundimtaren 2-0 [Soucek 39, Yarmolenko 112].

 


 
Të gjitha lajmet nga Europa League