Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FULHAM - ARSENAL

Willian fantastik, Arsenal e nis me 3 pikë

Foto: Squawka

Willian fantastik, Arsenal e nis me 3 pikë


12 September, 2020 @15:25

Me fitore ka nisur sezoni i ri i Premier Leagues për Arsenalin.

Skuadra nga Londra Veriore sot ka triumfuar 0-3 ndaj Fulhamit, rivalit të qytetit nga Londra Perëndimore, për ta filluar kështu mbarë sezonin e ri.

Fantastik për Arsenalin sot ishte Willian, që në ndeshjen e parë me Arsenalin në Premier League regjistroi dy asistime, ndërsa golat e skuadrës u shënuan nga Lacazzete 8’, Gabriel 49’ dhe Aubameyang 57’.

Startues për Arsenalin sot ishte edhe Granit Xhaka, që luajti deri në minutën e 78’.

Xhiron që vjen, Arsenali luan përsëri ndaj një skuadre londineze, West Hamit, kurse Fulhami i shkon Leedsit në duelin e dy skuadrave të sapo-ngjitura në Premier League.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League