Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WOLVERHAMPTON

Wolves prezanton trajnerin e ri

Foto: Wolves/fb

Wolves prezanton trajnerin e ri


5 November, 2022 @12:05

Pas emërimit të Unai Emeryt në krye të ekipit të Aston Villës, së fundi edhe një skuadër e Premier Ligës ka emëruar trajner spanjoll.

Fjala është për ekipin e Wolvesit, ndërsa trajneri që u zyrtarizua sot aty është Julen Lopetegui.

Trajneri 56-vjeçar do t’ia nis detyrës prej 14 nëntorit, kur Premier Liga futet në pauzë për shkak të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Julen Lopetegui @ Sevilla

Lopetegui ishte përzgjedhja e parë e drejtuesve të Wolvesit pas largimit të Bruno Lages më 2 tetor, mirëpo spanjolli pas dy refuzimeve pranoi ofertën e skuadrës elite angleze.

“Julen është top-trajner, me përvojë të shkëlqyer në nivelin elit të lojës. Që prej fillimit Julen ka qenë opcioni i parë i yni për të menaxhuar ekipin dhe tashmë po i urojmë mirë se ardhje për bashkangjitjen në ekip,” ka thënë Jeff Shi, kreu i Wolves.

Debutimi i Lopeteguit me Wolvesin pritet të jetë më 26 dhjetor, kur ekipi udhëton në Goodison Park. Spanjolli që ka drejtuar Real Madridin më parë, së fundi është shkarkuar nga Sevilla pas humbjes nga Borussia Dortmund në Ligë të Kampionëve këtë stinor.

Lopetegui u emërua kryetrajner i Sevillës në qershor të vitit 2019 ndërsa fitoi trofeun e Ligës së Europës në vitin 2020.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League