CARABAO CUP: 1/2
Xhaka dërgon Arsenalin në finale
24 January, 2018 @22:52
Pas barazimit 0-0 në ‘Stamford Bridge’, Arsenali e ka fituar përballjen e kthimit ndaj Chelseat, për të kaluar kështu në finale të Kupës së Ligës.
Arsenali ishte në disavantazh pas golit të belgut Eden Hazard, mirëpo një autogol i gjermanit Rüdiger e riktheu në lojë skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger.
Më pas, ishte mesfushori Granit Xhaka ai që shënoi për 2-1 dhe me këtë rezultat u mbyll takimi. Ky ishte goli i 25 në karrierën e Granit Xhakës, përfshirë këtu edhe golat e shënuara me përfaqësuesen zvicrane. Kur jemi te lojtarët me origjinë shqiptare te Arsenali, sonte startues ishte edhe Shkodran Mustafi, i cili luajti përgjatë gjithë ndeshjes.
Në finale Arsenali do të takohet me Manchester Cityn në ‘Wembley’ më 25 shkurt.
GOAL !! Xhaka pokes it in, great work from Lacazette pic.twitter.com/aCQxrHZcu9
— ArsenalUpdates (@ArsenalEdits___) January 24, 2018