Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL - NORWICH

Xhaka mes golashënuesve, Arsenali bindshëm ndaj Norwichit

FOTO / Arsenal

Xhaka mes golashënuesve, Arsenali bindshëm ndaj Norwichit


1 July, 2020 @21:07

Fitorja në FA Cup në fundjavë duket se i ka bërë mirë Arsenalit.

Në ndeshjen e parë në shtëpi pas pandemisë, Arsenali triumfoi lehtësisht ndaj Norwichit, të cilin e mposhti 4-0.

Një gabim i portierit Krul në minutën e 33’ ia mundësoi Aubameyangut që të shënojë në portën e zbrazur, e që nga ai moment e deri në fund dilemë më për fituesin nuk pati.

Aubameyang (2), Xhaka dhe Soares ishin golashënuesit e Arsenalit sonte, gola që mbajnë gjallë shpresat evropiane të londinezëve, kurse Norwichi duket gjithnjë e më afër Championshipit.

KLIKO këtu për t’i shikuar golat e ndeshjes Arsenal - Norwich City


 
Të gjitha lajmet nga Premier League