MEDIA

Xhimshiti, 3 pikë ndaj Danimarkës!
29 July, 2015 @11:49
Berat Xhimshiti, lojtar i fundit për momentin që ka pranuar ftesën për kombëtaren shqiptare për kualifikime në Europianin EURO 2016 që zhvillohet në Francë, në një intervistë për Telegrafin ka bërë të ditur ambiciet e tij me kuqezinjtë.
Xhimshiti, që vjen nga fshati Tërrnoc i Luginës së Preshevës, mund të debutojë për Shqipërpinë që në ndeshjen e radhës ndaj Danimarkës ose Portugalisë, në shtator të këtij viti.
“Unë jam lojtar që futem gjithmonë në fushë për fitore dhe dua vetëm fitoren. Por ka ndeshje që ndonjëherë të kënaq edhe barazimi. Shpresoj që do t’i marrim tri pikë por nëse jo maksimumin, atëherë vetëm t’i ndalim danezët,” ka thënë mbrojtësi i Zurichut për Telegrafin sot.
Ai beson se Shqëipëria ka rast të mirë për të shkuar në Europianin e parë në histori të futbollit shqiptar, ndërsa nuk ka harruar që të thotë se kombëtarja shqiptare ka tifozët më të mirë në botë.