FERIZAJ

Ferizaji zyrtarizon trajnerin
29 July, 2015 @10:37
Skuadra e Ferizajit, që ra nga Superliga në stinorin e kaluar duke përfunduar i parafundit në renditjen tabelare, ka emëruar trajnerin e ri për stinorin 2015/16 në Ligë të Parë.
Ai është Agron Selmani, i cili do të nis punën që nesër, derisa do të zëvendësojë në detyrë, Rexhep Myrselin e larguar nga kjo pozitë.
Selmani ka arritur marrëveshje njëvjeçare me ekipin bardhekaltër nga ky qytet.