Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEVANTE 2-3 BARCELONA

Xhokeri De Jong shpëton Barcelonën

Xhokeri De Jong shpëton Barcelonën


11 April, 2022 @0:21

Një përballje tepër interesante dhe me plot gola u zhvillua në stadiumin e qytetit të Valencias, derisa Levante u mposht krejt në fund të ndeshjes nga Barcelona 2-3 [Morales 52p., Melero 83p. - Auba 59, Pedri 63, Luuk de Jong 90+2].

Levante pak para se të pësonte golin e parë dështoi nga penalltia për të bërë rezultatin 2-0, kur Marc Andre ter Stegen e mbrojti atë, ndërsa që në akcionin tjetër barazuan dhe përmes Pedrit edhe dolën në avantazh 1-2.

Por, edhe një penallti për vendasit, ku Enis Bardhi luajti prej minutës së 76 të ndeshjes e shënoi zëvendësuesi Melero për të barazuar gjithçka 2-2.

E futbollisti i futur në lojë në minutën e 84 të ndeshjes Luuk de Jong ka sjellë fitoren e madhe për katalonasit. Ai shënoi me kokë në kohën shtesë të ndeshjes nga një krosim i Jordi Albës, për ta çuar serinë në shtatë fitore radhazi për katalonasit.

Kur kanë mbetur edhe 7 xhiro deri në fund të stinorit, Barcelona e dyta me pikë të njëjta si Sevilla e treta, 60, kanë 12 pikë më pak se lideri Real Madrid. Levante në anën tjetër, në rrezik të madh nga rënia, me pozitën e 19 me 22 pikë!

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga