GRUPI D: NIGERIA - EGJIPTI
Ylli i Leicesterit vendos derbin afrikan
11 January, 2022 @19:01
Një gol i vetëm i shënuar në derbi dhe atë në pjesë të parë të ndeshjes ka mjaftuar që Nigeria të dalë fituese në derbin afrikan ndaj Egjiptit 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar sulmuesi Kelechi Iheanacho (30), pas një asistimi nga Joe Ayodele-Aribo, për t’ia dhënë kështu fitoren e parë që prej vitit 1990 Nigerisë ndaj “faraonëve” në një ndeshje zyrtare, garuese.
Derisa mbrojtja e Egjiptit çalonte në pjesë të parë, ata me fat mbyllën këtë pjesë lojë me vetëm një gol të pranuar.
Kah fundi, përkundër se u këndellën, egjiptasit nuk arritën assesi të thyejnë mbrojtjen luftarake të nigerianëve, për tu ndarë kështu kokulur nga ndeshja.