TRANSFER
Zabërgjën e rrëmben Trepça
14 July, 2016 @16:15
Sulmuesi i spikatur, Enis Zabërgja, në stinorin e ri do ta bartë fanellën e skuadrës së rikthyer në Superligë, Trepçës.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i klubit mitrovicas, Avni Haxhiu, nëpërmjet llogarisë së tij personale në Facebook.
Zabërgja stinorin e kaluar ka luajtur për skuadrën e Llapit.
Ai muajin e kaluar kishte arritur marrëveshje me Hajvalinë për t’u transferuar, mirëpo ditë më parë marrëveshja e tyre u prish dhe futbollisti mbeti pa skuadër.