LOJTARI I RI
Digne vjen i operuar
14 July, 2016 @12:48
Futbollisti i ri i Barcelonës, Lucas Digne, sot u prezentua zyrtarisht para mediave si lojtar i ri i Barcelonës, ndërsa është vërejtur se ka fashë në fytyrë, kjo për shkak të një operimi që e kishte në hundë.
Ndër të tjera ai ka thënë se është i lumtur që ka arritur te Barcelona, për të cilin është një nder që ka nënshkruar me një ekip të madh botëror.
Por, ka shpjeguar edhe pamjen e tij.
“Dy herë më është thyer hunda në dy vitet e fundit dhe më është dashur të bëj intervenim për të kthyer gjithçka në vend të vetë, por edhe për të qenë i fortë para stinorit që pres të jetë i madh,” ka thënë Digne para mediave sot.