LIRIA
Edhe Memaj vazhdon me Lirinë
14 July, 2016 @8:21
Futbollisti i ri dhe premtues i Lirisë, Blendi Memaj, ka bindur drejtuesit e klubit prizrenas që t’ia vazhdojnë kontratën edhe për një stinor tjetër.
Njoftimin e ka dhënë vetë klubi bardhezi nga Prizreni, ndërsa Memaj është shprehur i kënaqur me marrëveshjen e arritur.
Futbollisti në fjalë ka qenë njëri ndër golashënuesit më të mirë të skuadrës në stinorin e kaluar, ku ka shënuar 7 gola për Lirinë që mbijetoi në fund të stinorit, pa nevojë për të luajtur ndeshje të barazhit.