GJERMANI I RI
Sane në Manchester
14 July, 2016 @12:18
Mesfushori i ri gjerman, Leroy Sane, ka marrë rrugë për Manchester ka bërë të ditur Bild sot, shkruan BBC.
Mancheter City ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe me ekipin e tij Schalke dhe ai pritet shpejt të bëhet ushtari i ri i komandës së Pep Guardiolës në Etihad.
Sipas kësaj gazete, City do të paguajë dëmshpërblim mbi 40 milionë euro për lojtarin në fjalë.
Sane 20 vjeç është mesfushor ofanziv që di të shënojë gola. Ai në stinorin e kaluar ka pasur 33 paraqitje në Bundesligë për Schalken duke shënuar 8 herë.