NË KONFEDERATËN EUROPIANE
Kë e kaloi Kosova në UEFA?
14 July, 2016 @10:59
Pas paraqitjes së listës së muajit të korrik të renditjes së FIFA-së, Kosova është pozicionuar në vendin e 190 në botë.
Ndërsa, sa i përket Konfederatës europiane, UEFA, Kosova është aktualisht në vendin e 53-të, që do të thotë është mbi vetëm 2 përfaqësueseve.
Kosova ka lënë pas saj Andorrën (203 në FIFA) dhe San Marinon (200 në FIFA).
Kosova ka zhvilluar një ndeshje të vetme deri tani dhe me fitore ndaj Ishujve Faroe ka mbledhur 66 pikë në FIFA renditjen e korrikut, që ishte e para për Kosovën pas pranimit në UEFA e FIFA në maj të këtij viti.