PESCARA
Memushaj s’lëviz pa 5 milionë
14 July, 2016 @10:41
Trajneri i Pescaras, Massimo Oddo, ka thënë për mediat italiane se largimi i mundshëm i kapitenit të ekipit, Ledian Memushaj, mund të ndodh vetëm nëse dikush paguan mbi 5 milionë euro.
“Për mua Memushaj është baza e ekipit, mirëpo nëse del ndonjë ofertues që paguan mbi 5 milionë euro për kapitenin, atëherë unë e çoj vetë atë te destinacioni i ri,” është cituar të ketë thënë Oddo për mediat italiane, ka shkruar sot Panorama Sport.
Pescara këtë stinor do të luaj në Serie A, pasi që arriti të promovohet nga Play-Offi i Serie B-së, ndërsa ka huazuar nga Interi edhe sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.