AUSTRIA WIENN
Kukësi s’na frikëson
14 July, 2016 @15:42
Kryetrajneri i Austrisë së Vienës, Thorsten Fink, në konferencën për shtyp para ndeshjes së sontme ndaj Kukësit ka bërë të ditur se ekipi i tij nuk i frikësohet rivalit.
Ai është pyetur edhe për lojtarët e huazuar të Kukësit nga Skënderbeu.
“Ata lojtarë mund të jenë cilësor individualisht, mirëpo nuk besoj që për një javë do të mund të ambientohen në mënyrën më të mirë te ekipi i ri,” ka thënë Fink, transmeton Panorama Sport sot.
“Sidoqoftë, ne jemi Austria e Vienës dhe nuk kemi frikë nga ekipe të tilla. Ne nuk i nënvlerësojmë ata, por thjesht nuk u kemi frikë, do të dalim të luftojmë për të korrë fitore,” ka shtuar Fink sot.
Kukësi sot luan si mysafir ndaj Austrisë në Vienë përballjen e parë të raundit të dytë kualifikues për në Europa Ligë.
Kukësi kishte eliminuar Rudarin e Malit të Zi në xhiron e parë kualifikuese.
Skuadra nga Veriu i Shqipërisë ka huazuar dyshen e mesfushës së kampionit të fundit, Skënderbeu, për ndeshjet me Austrian: Sabien Lilaj dhe Liridon Latifi. Në rast se do të kalojnë këtë fazë kualifikuese, ata kanë arritur marrëveshje me Skenderbeun që të huazojnë edhe Hamdi Salihin.