Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKË

Zeka e Ballkani - ndahen

Fotot: KFBallkani/fb

Zeka e Ballkani - ndahen


20 June, 2022 @22:58

Sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka, është ndarë me ekipin e tij të deritashëm, Ballkani.

Suharekasit u bënë kampionë këtë stinor në Superligë, ndërsa Zeka ka qenë pjesë e tyre në dy stinorët e fundit.

Sipas njoftimit të botuar nga klubi, Zeka kishte kërkuar largimin vetë, pasi që nuk i mjaftonte minutazhi i dhënë në lojë, kurse Ballkani e ka parë të arsyeshme të ndahen me marrëveshje.

Mevlani ka shënuar katër gola për Ballkanin këtë stinor në Superligë.

Në anën tjetër sulmuesi 28-vjeçar ka falenderuar nga kryetari e deri te qytetarët të gjithë në Suharekë për vitet e kaluara aty, ndërsa ka treguar se dëshiron një përvojë të re.

“Vendim shumë i vështirë pas dy viteve të mrekullueshme, por duke kërku gjithmonë më të mirën nga vetja dhe një eksperiencë të re, me marrëveshje të dyanshme, presidenti i klubit pranoi vendimin tim, e unë jam mirënjohës përherë,” ka shkruar ndër të tjera Zeka në llogarinë e tij personale të Facebookut.

Ballkani i uroi suksese në vazhdim të karrierës gjakovarit, që tash pritet të shihet se ku do të shtegëtojë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga