Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË DERBI, DRITA LËSHON FRONIN

Zeka ia humb kreun Dritës në barazim me Gjilanin

Foto: SCGjilani/ fb

Zeka ia humb kreun Dritës në barazim me Gjilanin


14 May, 2023 @18:48

Derbi i madh gjilanas përfundoi me barazim, ndërsa Drita që është në luftë për titull kampioni, ka humbur kreun e renditjes me këtë rezultat. Një penallti e dhënë pas shikimit në VAR nga referi i ndeshjes, kur Leonat Vitija sipas tij kishte prekur topin me dorë pasi që ra në duel me Mevlan Zekën për top, përcaktoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Mevlan Zeka shënoi nga penalltia për të barazuar rezultatin Drita 1-1 Gjilani [Rron Broja 32’ — Mevlan Zeka 80pen.] Pas kësaj Gjilani kishte edhe tri raste tepër të mira për të shënuar në portën e Florian Smakiqit. Ismaili (88), Zeka (90+2) dhe Cale (90+5) kishin mundësi të mëdha për gol, por mbrojtja e Dritës disi arrinte të mbetej në këmbë dhe të shpëtonte nga humbja.

TABELA AKTUALE

Trajneri i Dritës Akis Vavalis pa skuadrën e tij të niste mirë derbin. Marko Simonovski (15) provoi së pari, ndërsa pas një gjuajtjeje të lirë, Besnik Krasniqi futi topin në zonë, ku pa pritur shumë, me një goditje të bukur Rron Broja la Enea Koliçin pa përgjigje për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij (32).

Mirëpo me të nisur pjesa e dytë Gjilani kishte raste më të mëdha në mundësi për gol dhe u tregua shumë më i rrezikshëm para portës kundërshtare për të siguruar barazimin, ndërsa pas kohës shtesë ata mund të thuhet që humbën mundësinë për fitore.

Drita me barazim bie në pozitë të dytë të renditje, ndërsa ka 67 pikë, 2 më pak se lideri Ballkani. Gjilani i tretë në renditje, ka 52 pikë dhe i duhet edhe një pikë e vetme për të siguruar daljen në Evropë nga pozita e tretë e renditjes tabelare, që ekipi i Zekirija Ramadanit është shumë afër ta arrijë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga