KONFIRMOHET
Zeka mohon zërat për rikthimin te Vëllaznimi
18 January, 2018 @10:30
Pas spekulimeve se do të rikthehet te Vëllaznimi në këtë afat kalimtar dimëror, Mevlan Zeka ka mohuar gjithçka përmes një komunikimi të drejtpërdrejt me Borozani.com.
“Jo, nuk do të rikthehem te Vëllaznimi. Kam kontratë me Lirinë dhe do të qëndroj te kjo skuadër, pavarësisht se kam pasur oferta nga 4 klube të Superligës.
Kam biseduar me trajnerin Bledi Shkëmbi dhe bashkë me të jemi dakorduar që të qëndroj te Liria.
Do ta jap maksimumin te kjo skuadër, ndërsa Vëllaznimit i dëshiroj suksese në stinorin pranveror.” - u shpreh Zeka për Borozani.com.
Zeka te Liria u transferua nga skuadra e Feronikelit, ndërsa kontrata e tij me skuadrën prizrenase skadon në fund të këtij sezoni.