TE KAMPIONI
Zeka mungon, stërvitjet vazhdojnë
2 July, 2016 @20:05
Kampioni i Kosovës, Ferronikeli, ka vazhduar edhe sot stërvitjet ‘me intensitet mesatar’ siç e ka quajtur faqja zyrtare e klubit nga Drenasi.
Sulmuesi i ekipit, Mevlan Zeka, vazhdon të mungojë, por ai do t’i bashkangjitet shpejtë ekipit ka bërë të ditur klubi.
Grupit i janë bashkuar Mendurim Hoti, Lulzim Doshlaku e Thaçi, që kishin munguan në ditën e parë të stërvitjeve, ndërsa gjithçka ka shkuar sipas planeve të trajnerit Afrim Tovërlani te ekipi kampion sot në stërvitjet e rregullta të ekipit, parapërgatitore për stinorin e ri.