DERBI I ÇEREKFINALES
Para superduelit, Gjermania-Italia
2 July, 2016 @16:28
Ai për të cilin fare nuk flitet para kësaj ndeshjeje është referi i saj. Hungarezi, Viktor Kassai, do të ketë pipin e kryesorit në duelin Gjermania - Italia, që vlerësohet finale para finales dhe njëri ndër duelet e ‘oldtimer’-ëve të futbollit botëror.
Kassai 40 vjeç ka qenë refer kryesor i ndeshjes Franca 2-1 Rumania dhe Italia 1-0 Suedia. Ai ka ndarë 7 kartonë të verdhë në këto ndeshje, ndërsa me kaq kalojmë te akterët kryesorë dhe historia para dueleve italo-gjermane.
RRUGËTIMI
Gjermania doli e para në Grupin C të EURO 2016 me 7 pikë nga 3 ndeshje, duke mos pësuar asnjë gol. Pancerët ende nuk kanë pranuar gol në portën e tyre.
FOTO: Gjermania e europianit të kaluar
Italia gjithashtu doli e para nga Grupi E, me 6 pikë, ndërsa pësoi humbje nga Irlanda, atëherë kur veçse e kishte siguruar vendin e parë në grup.
FOTO: Italia e europianit të kaluar
Gjermanët në të tetën e finales kaluan lehtë Sllovakinë, duke i mposhtur 3-0, gjë që mund të thuhet edhe për Italinë, përkundër se përballë kishin kampionin në fuqi, Spanjën, 2-0.
Të dyja skuadrat me lojën e tyre kanë marrë vlerësime pozitive. Gjermanët ofanziv, italianët me lojën alla-Conte, sikurse Juventusi i tij.
PORTIERËT
Manuel Neuer sonte mbetet të shihet nëse do të mbetet i pamposhtur, derisa në anën tjetër Gianluigi Buffon, po tregohet lider shpirtëror i italianëve me përvojën e tij dhe me performancat mbresëlënëse dhe shembull të një sportisti në portë.
TË PËRGJITHSHME
Italia, nuk din për humbje nga Gjermania në ndeshjet e turneve të mëdha si europiani e botërori. Italia nga 8 përballje ka 4 fitore e 4 barazime. Gjermania do të kërkojë fitoren historike.
Në miqësoren e fundit, Gjermania mposhti Italinë 4-1. Ndërsa në turneun e fundit, Italia mposhti Gjermaninë 2-1 në EURO 2012.
FOTO: Nga dueli i EURO2012
Ndërsa dhimbja më e madhe gjermanëve i ishte shkaktuar nga italianët në finalen e Kampionatit Botëror në “Gjermania 2016” kur i mposhtën në gjysmëfinale pas kohës shtesë 2-0.
Sonte, gjermanët kërkojnë ‘hakmarrjen’ ndaj azzurëve, ndërsa në anën tjetër azzurrët nuk kanë histori të keqe, prandaj e marrin si ndeshje të radhës për t’i mposhtur ata, natyrisht, me kujdes të shtuar.
DEKLARATAT
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, para ndeshjes ka thënë: Jo, ne nuk i frikësohemi Italisë, pasi që nuk është ekip i njejtë me atë të vitit 2012.
E italiani Mattia De Sciglio ka folë për këndimin e himnit para ndeshjes: Shumë emocional është momenti. Ne shtrëngohemi fortë te njëri-tjetri derisa këndojmë himnin zëshëm.
FORMACIONET E MUNDSHME:
GJERMANIA: | 11-shja e GJERMANISË: Neuer; Kimmich, Boateng, Hummels, Höwedes; Kroos, Khedira; Müller, Özil, Draxler; Gomez. | ||
ITALIA: | 11-shja e ITALISË: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Florenzi, Sturaro, Parolo, Giaccherini, De Sciglio; Pellè, Éder. |