TRANSFER
Goditja e dytë brenda ditës nga Gjilani
2 July, 2016 @14:24
Menjëherë pas zyrtarizimit të Arbios Thaçit nga Drenica, skuadra e Gjilanit ka zyrtarizuar edhe një transferim tjetër.
Ekipi bardhë e kuq është përforcuar me qendërmbrojtësin, Leutrim Bekteshi, i cili vjen nga skuadra pejane, Besa.
Ai më parë ka luajtur edhe për Trepçën ‘89, si dhe për skuadra të tjera jashtë vendit si Iskra Borcice nga Sllovakia.
Bekteshi në stinorin e fundit ka pasur 16 paraqitje me skuadrën e Besës.