Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEREKFINALET

Uellsi historik, arrin gjysmëfinalen

UEFA.com

Uellsi historik, arrin gjysmëfinalen


1 July, 2016 @22:42

Uellsi po vazhdon ta shkruaj historinë në paraqitjen e parë të tij në një kampionat europian.

Shteti ishullor është kualifikuar në gjysmëfinale të EURO 2016, pasi arriti ta mposht në çerekfinale Belgjikën me rezultat 3-1.

Belgët ishin ata të cilët kaluan të parët në epërsi me golin e bukur të Radja Nainggolan në minutën 13, ndërsa më pas erdhi edhe përgjigjja nga uellsianët.

Së pari Ashley Williams e barazoi rezultatin në 1-1, kurse më pas Hal Robson-Kanu e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Krejt në fund, Sam Vokes me golin e tretë për Uellsin, i dha fund dilemës së fituesit në këtë ndeshje.

Në gjysmëfinale Uellsi do të përballet me Portugalinë, e cila dje e kishte mposhtur Poloninë pas ekzekutimit të penalltive.

EURO 2016 SKEMA


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016