BEFASIA E KAMPIONATIT
Buletini 21: Ekip me zemër
Buletini nr 21 i EURO2016
2 July, 2016 @10:21
ËNDRRA QË PO REALIZOHET
Para fillimit të kampionatit, askush nuk do ta kishte paramenduar një gjysmëfinale me Uellsin. Sidomos duke pasur parasysh paraqitjen për herë të parë të tyre në një kampionat Europian. Arritja deri këtu ka qenë vetëm një ëndërr për Uellsin, por që po realizohet.
LOJTARI PA EKIP!
Është interesant fakti se lojtari i ndeshjes Uells-Bellgjikë, Hal Robson-Kanu, aktualisht është pa ekip. Atij, tashmë i ka skaduar kontrata me skuadrën nga Championship, Reading dhe me siguri që pas kampionatit ofertat drejt tij nuk do të kenë të ndalur.
PREDHA E NAINGGOLAN
Shuti i mesfushorit Radja Nainggolan, për epërsinë 0-1 të Belgjikës, kishte shpejtësi më shumë se 100 kilometra në orë. Ai pritet të jetë në garë të ngushtë me Xherdan Shaqirin, për ta fituar çmimin për golin më të bukur në kampionat.
Goal of the Tournament from Nainggolan? pic.twitter.com/selW55ijnU
— 138.com (@138dotcom) July 1, 2016
CHELSEA “ZYRTARIZON” NAINGGOLANIN
Menjëherë pas golit të Nainggolanit, ky postim në Twitter ka bërë bujë të madhe. Por, sigurisht që kjo nuk ishte llogaria zyrtare e Chelseat dhe as në fotografi nuk ishte Nainggolan, megjithëse i ngjante shumë.
SI NË FESTIVAL
Kryeqyteti i Uellsit, Cardiff, po shndërruar në festival kur Uellsi ka lojë në EURO. E kur nuk po mungon suksesi, nuk po mungon as festa.
What a waste of beer… #WALBEL pic.twitter.com/R1GfKCUdCb
— Free Bets (@freebetscouk) July 1, 2016
When your captain makes it 1-1…
— Vauxhall Wales (@VauxhallWales) July 1, 2016
Cardiff Fanzone goes WILD!#GetINhttps://t.co/ggBDqQn6sH@FAWales pic.twitter.com/35QsDftv6p
ZEMRA
Momenti më i mirë sigurisht që ishte ky, i pas ndeshjes, kur futbollistët uellsianë të lidhur krah për krah, krijuan formën e zemrës duke festuar fitoren e madhe.
KUNDËR NJËRI TJETRIT
Dy yjet e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, do të luajnë kundër njëri tjetrit në EURO 2016. Ata do të ballafaqohen në gjysmëfinalen e Europianit, në ndeshjen Portugali - Uells.
SOT
Një finale para finales do të luhet sot në EURO 2016. Nënkampioni i fundit, Italia, do të luajë kundër nënkampionit të vitit 2008, Gjermanisë. Dy skuadrat kanë qenë përballë njëra tjetrës edhe në gjysmëfinale të EURO 2012, kur fitore kishte shënuar Italia me rezultat 2-1.
GJERMANIA
Gjermania është skuadra e vetme që akoma nuk ka pësuar gol në EURO 2016. Ajo vetëm me Poloninë në fazën grupore ka barazuar pa gola, ndërsa e ka mposhtur Ukrainën, Irlandën Veriore dhe në 1/8 e finales, Sllovakinë.
ITALIA
Ndryshe nga Gjermania, Italia ka pësuar një humbje, dhe atë kundër Republikës së Irlandës në fazën grupore. Mirëpo gjatë rrugëtimit të saj deri në çerekfinale, Italia ka arritur ta mposht kampionen në fuqi, Spanjën, ndërsa në grup e mposhti edhe Belgjikën e Suedinë.
NDESHJET E NDËRMJETME
Nëse shikojmë në histori, mund të shohim se Italia ka bilanc më të mirë të fitoreve se Gjermania në ndeshjet e ndërmjetme. Dy skuadrat janë takuar 33 herë deri më tani, ndërsa italianët janë gëzuar 7 herë më shumë se gjermanët.