Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITARI NR 18 @ EURO2016

Cungat

UEFA.com

Cungat


Shkruan: Luan MORINA

2 July, 2016 @13:42

Legjenda thotë që legjendari Sir Alex ka thënë: “Mi jepni Zidane dhe 10 cunga dhe do të fitoj Ligën e Kampionëve.” Sa është e vërtetë kjo nuk e di, ama ajo çfarë di është një cung në fushë mund të prish kontributin e 10 Zidanëve. Fatkeqësisht Belgjika i pati tre cunga – dy në fushë e një në bankë rezervë.

Derisa krejt akuzojmë cungun, ose më mirë t’i themi pemë për shkaqe ilustruese Marouane Fellainit, dje doli në pah që Belgjika dhe gjenerata e tyre e artë kishte edhe një cung tjetër. Nëse jam i sinqertë më duhet të pranoj që për aftësitë e Jason Denayerit jam njoftuar në sezonin e tij në Galatasaray. Në një skuadër që ka Sabri Sariolgun është vështirë të mbetesh në hije për kah gabimet, por Denayer ishte i suksesshëm për të sfiduar Sabri kikserin. Denayeri ishte i humbur në fushë në të tre golat. Kërkah nuk ishte me pozicionim dhe si rrjedhojë Belgjika edhe një herë mbetet dy hapa mbrapa pritjeve.

Por, fajtorin kryesor e gjejmë në bankën rezervë, në trajnerin Marc Wilmots i cili i vetëm po arrin të fundos këtë gjeneratë të artë e cila ka pak shenja snobizmi e egoizmi në ta. Wilmots s’ka ditur të shfrytëzoj këtë përbërje. Ka bërë një lojë që ka funksionuar vetëm nëse krahët e sulmit kanë qenë në formë. Në fakt De Bruyne ka qenë nën-cilësitë e tija në të gjitha ndeshjet. Hazard ka pasur momentet e tija, por mbrëmë dështoi me pranimin e golit që ishte pika kthyese në ndeshje. Wilmots ia ka dal të pensionoj mesfushën duke mbytur kreativitetin. Witsel dhe Naingolann nuk janë shfrytëzuar as në mbrojtje as në sulme duke u shndërruar në një urë pa ide e mision të qartë. Ngjashëm ishte edhe mbrëmë, por mjaft për humbësit.

Ajo çfarë dëshmuan mbrëmë Uellsi ishte që nuk janë një ekip me Bale dhe 10 cunga. Ramsey është një Balotelli në vete. Edhe kur tregon lojë të mirë di ta teproj. Ledley e Allen kanë qenë mirë të pozicionuar duke shpërndarë topat në krahë tek Gunter dhe Taylor që mbrëmë luajtën një vijë më të lartë – diçka si Italia kundër Spanjës. Po, Coleman po kopjon goxha shumë nga Conte, por kush e ka atë gajle derisa sjell rezultate.

Qendërmbrojtja ishte në nivel me Ashley Williams që më në fund tregoi aftësitë e tija prej lideri. Ishte ndeshja më e mirë e tij në këtë kampionat edhe pse kësisoj ndeshjeje kemi parë mjaft me fanellën e Swansea. Krahët ishin mirë, Bale ishte në pushim derisa Robson Kanu dërgonte Denayerin në botën e çudirave të Lizës. Thjesht, ishin të mrekullueshëm. Kam frikë se do të bien nga Portugalia për shkak të mungesave të shumta, por një gjë e di sigurt – e meritojnë finalen më shumë se portugezët. Nejse, e shohim të mërkurën.


BEFASIA E KAMPIONATIT

Buletini 21: Ekip me zemër

UEFA Euro 2016

Buletini 21: Ekip me zemër

02/07/16 @ 10:21

ÇEREKFINALET

Uellsi historik, arrin gjysmëfinalen

UEFA Euro 2016

Uellsi historik, arrin gjysmëfinalen

01/07/16 @ 22:42

TREPÇA '89

Edhe ‘89-shi nis përgatitjet

FFK Superliga

Edhe ‘89-shi nis përgatitjet

01/07/16 @ 21:51

FERRONIKELI

Kampioni i kthehet përgatitjeve

FFK Superliga

Kampioni i kthehet përgatitjeve

01/07/16 @ 21:37

MIQËSORE

Skënderbeu mposht Agollin

FSHF Kategoria Superiore

Skënderbeu mposht Agollin

01/07/16 @ 21:25

NË OLD TRAFFORD

Prezentohet Ibra

Premier League/Transfere

Prezentohet Ibra

01/07/16 @ 20:55

ÇEREKFINALJA

Formacionet zyrtare: Uellsi-Belgjika

UEFA Euro 2016

Formacionet zyrtare: Uellsi-Belgjika

01/07/16 @ 20:22

TRANSFER

Tuchel do të takohet me sulmuesin e tij të preferuar

Premier League/La Liga/UEFA Euro 2016/Transfere

Tuchel do të takohet me sulmuesin e tij të preferuar

22/02/21 @ 18:10

ISH TRAJNERI KUQEZI

De Biasi ngushëllon Shqipërinë

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/UEFA Euro 2016

De Biasi ngushëllon Shqipërinë

26/11/19 @ 17:09

EURO 2024

Gjermania dhe Turqia, në fazën e fundit

UEFA Euro 2016

Gjermania dhe Turqia, në fazën e fundit

27/07/18 @ 10:00

SHQIPËRIA NË EURO2016

1 vit nga nata historike!

Shqipëria/UEFA Euro 2016

1 vit nga nata historike!

11/10/16 @ 16:31

EURO2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

International/UEFA Euro 2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

08/10/16 @ 12:26

UEFA NJOFTON

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

UEFA Euro 2016

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

10/09/16 @ 13:20

TOP 10 PLAYERS

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

Champions League/Europa League/UEFA Euro 2016

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

18/07/16 @ 15:01

SHEVA

Shevchenko përballë Kosovës

Russia 2018/Kosova/International/UEFA Euro 2016/Transfere

Shevchenko përballë Kosovës

15/07/16 @ 16:00

BELGJIKË

Shkarkohet Wilmots

Russia 2018/International/UEFA Euro 2016/Transfere

Shkarkohet Wilmots

15/07/16 @ 15:38

EURO2016

Gera mposht Shaqirin për golin më të bukur

UEFA Euro 2016

Gera mposht Shaqirin për golin më të bukur

13/07/16 @ 16:08


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016