KAMPIONI KALON LEHTË
Zeka shkëlqen, Ferronikeli fitues në Mitrovicë
27 March, 2016 @15:45
Skuadra kampione e Kosovës, Ferronikeli ka shënuar fitore më letë sesa që ka pritur ndaj Trepçës’89 sot në “Riza Lushta” të Mitrovicës.
Ka qenë sulmuesi gjakovar i Ferronikelit, Mevlan Zeka, që ka qenë në formë tepër të mirë sot dhe ka ndihmuar ekipin e tij me dy gola dhe një asistim në fitoren e madhe të ekipit.
Zeka shënoi në fillim të takimit, pastaj ndihmoi Mendurim Hotin për 0-2, e në fillim të pjesës së dytë vulosi fatin e takimit për 0-3.
TABELA AKTUALE
Afrikani Rrahman ka shënuar kah fundi golin e nderit për Trepçën’89.
Me këtë fitore Ferronikeli regjistroi të 12-tën e stinorit ndërsa ka 41 pikë pas 22 ndeshjeve. E Trepça’89 e Sejdiut vazhdon të mbetet në mesin e artë të klasifikimit.
Trepca 89 1-3 KF Feronikeli All Goals and Full… by FCFeronikeli