PAS SHORTIT
Zekirija Ramadani e quan të pafat shortin e gjysmëfinales së Kupës
23 March, 2021 @18:26
Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka quajtur të pafat për skuadrën e tij shortin e tërhequr sot për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Kjo për arsye se ekipi nga kryeqyteti do ta ketë përballë skuadrën e Llapit, duke i ikur mundësia kështu për t’u përballur me njërën prej skuadrave gjysmëfinaliste nga Liga e Parë, Dukagjini dhe Istogu.
“Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës që nga fillimi i saj e ku gjithmonë na kanë rënë ekipet më të forta të secilit raund, duke filluar prej 1/8 me Dritën, në çerekfinale me Feronikelin dhe tash në gjysmëfinale me Llapin.
Vlerësim maksimal për Llapin si ekip. E dimë që objektivi i dy skuadrave është Kupa, por është mirë që luhet me dy ndeshje dhe të shpresojmë që edhe këtë pengesë të vështirë ta kalojmë për të dalë në finale”, tha Ramadani për faqen e klubit prishtinas.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales mes Prishtinës dhe Llapit do të luhet më 7 prill në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit luhet më 21 prill në Podujevë.