RROGOZHINË

TOPSPORTI/ Arkiv/ D.S.
Zekirija Ramadani zyrtarizohet te KF Egnatia
6 December, 2021 @14:52
Trajneri me tri tituj të kampionit me tri ekipe të ndryshme në Kosovë, Zekirija Ramadani, ashtu siç u bë e ditur ditë më parë është zyrtarizuar në skuadrën e Kategorisë Superiore shqiptare, KF Egnatia.
Ramadani është zyrtarizuar sot si trajner i ri i skuadrës nga llogaria zyrtare e klubit në Facebook, ndërsa është parë në fotografi me kryetarin e klubit rrogozhinas Demrozi, duke nënshkruar kontratën me klubin në fjalë.
Zekirija Ramadani nuk është i ri në Superiore, pasi që më parë ka punuar me Flamurtarin e Vlorës, ndërsa tash do të ketë punë të vështirë me skuadrën e Egnatias, që po kërkon mbijetesën në Superiore, ku arriti këtë stinor.
Aktualisht, Egnatia është e teta në renditje me 11 pikë, ndërsa në 5 ndeshjet e fundit ka pësuar dy herë dhe ka barazuar tri herë.
Dy përballjet e radhës për Egnatian janë ndaj dy skuadrave që luftojnë për mbijetesë dhe që gjenden nën ‘ta në renditje, Skënderbeu dhe Kastrioti.