Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA

Zenden ndihmësi i Benitezit

Zenden ndihmësi i Benitezit


22 November, 2012 @12:27

Rafael Benitez ka zgjedhur Boudewijn Zendenin si asistent të tij në bankinën e Chelseat, bëhet e ditur nga babai dhe agjenti i ish futbollistit holandez.

Benitez është emërtuar si kryetrajner i Chelseat deri në fund të këtij stinori, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Roberto Di Matteo.

Ndërsa trajneri spanjoll menjëherë ka filluar punën e tij të ri duke e formuar shtabin teknik dhe ka vendosur që Zenden të jetë asistenti i parë i tij.

Zenden gjatë viteve 2005-2007 ka luajtur në Liverpool, ku si trajner e ka pasur pikërisht 52 vjeçarin Benitez, ndërsa më parë ka qenë edhe futbollist i Chelseat.

Puna e tij e re në Chelsea do të jetë përvoja e parë e tij si një asistent, pasi që holandezi 36 vjeçar kurrë më parë nuk ka pasur ndonjë përvojë të tillë.


 
Të gjitha lajmet nga