Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI 1-1 VLLAZNIA

Zeqiri shpëton Flamurtarin nga humbja

Zeqiri shpëton Flamurtarin nga humbja


10 September, 2022 @18:44

Derisa Vllaznia e Pozharanit me lojën e treguar në pjesë të parë dhe me përqëndrimin në pjesë të dytë ishte afër arritjes së fitores së dytë sezonale, ka qenë Arbnor Zeqiri i Flamurtarit të drejtuar nga Megzon Visoka, që nuk i ka lënë mysafirët të ikin me gjah të plotë në shtëpi.

Zeqiri shënoi 5 minuta para fundit të ndeshjes dhe kështu Flamurtari shpëtoi një pikë në Prishtinë, duke barazuar ndaj Vllaznisë së drejtuar nga Sallah Sherifi, Flamurtari 1-1 Vllaznia [Arbnor Zeqiri 85 - Florent Osmani 34].

TABELA AKTUALE

Kështu Flamurtari pas 4 ndeshjeshje në Ligë të Parë Grupi B ka 5 pikë, ndërsa Vllaznia ka arritur kuotën e katër pikëve tash. Në xhiron e radhës, Vllaznia pret Arbërinë, ndërsa Flamurtari udhëton te lideri i ri, Kika.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë