Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE JETIKE PËR T'I IKUR FUNDIT

Zëvendësuesi Prekopuca sjell fitoren në kohën shtesë

Festa e golit të fitores shënuar nga Ylli Prekopuca sot/ Foto: 2korriku.com

Zëvendësuesi Prekopuca sjell fitoren në kohën shtesë


4 March, 2023 @15:30

Një fitore e madhe e 2 Korrikut e regjistruar sot, derisa zëvendësuesi Ylli Prekopuca ka shënuar në sekondat e fundit të takimit për t’ia sjellë tre-pikëshin e tretë këtë stinor prishtinasve, në duel ndaj Arbërisë sot.

2 Korriku ka mposhtur Arbërinë 2-1, ndërsa pas pjesës së parë me barazim, ka qenë futbollisti që u fut si zëvendësues nga trajneri Besim Ademi, për të fituar ndeshjen, ashtu që sadopak të largohen nga pjesa e rrezikshme e tabelës.

2 Korriku, XI

2 Korriku 2-1 Arbëria [Flamur Bajrami 20pen., Ylli Prekopuca 90+5 - n.n.]

Verdhekaltërit prishtinas kishin marrë epërsinë përmes penalltisë së Flamur Bajramit, por mysafirët nga Dobraja e Lipjanit barazuan para pushimit, për tu vendosur gjithcka sa i përket ndeshjes krejt në fund të takimit, që lë Arbërinë në rrezik të madh për rënie nga Liga e Parë.

TABELA AKTUALE

Me fitore, 2 Korriku bëhet i shtati në renditje sot, duke tubuar 16 pikë nga 17 ndeshje, e Arbëria e nënta (e parafundit) ka 13 pikë. Xhiron që vjen, 2 Korriku do të ketë punë të vështirë ndaj Vushtrrisë në Ferki Aliu, ndërsa Arbëria me shpresa për secilën pikë, pret Flamurtarin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë