Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 4-1 BALLKANI

Zëvendësuesit e Llapit përmbysin Ballkanin, për të tretën me radhë dhe ngritje

Zëvendësuesit e Llapit përmbysin Ballkanin, për të tretën me radhë dhe ngritje


21 November, 2021 @17:11

Një ndeshje e bukur sot, e vetmja e Superligës, që solli spektakël golash veçanërisht në pjesë të dytë kur edhe u dhanë të gjitha.

Pjesa e parë e lojës kishte përfunduar pa gola, me nga dy kartonë të shpërndarë në secilën anë të fushës. Ardit Peposhi e Ilir Krasniqi u zverdhën te Llapi, ndërsa Egzon Sinani dhe Edvin Kuc te Ballkani.

E në pjesë të dytë Tahir Batatina bëri zëvendësime kyqe, por të cilat ndezën pasi që ranë në disavantazh.

TABELA AKTUALE

Nazmi Gripshi shënoi për epërsinë e Ballkanit nga gjuajta e lirë në minutën e 60 të ndeshjes, ndërsa pas kësaj, kur kishin mbetur edhe më pak se 20 minuta lojë, në skenë doli Alef Firmino, që barazoi në 1-1 (71) për t’ia dhënë epërsinë shpejtë ekipit 2-1 (74). E zëvendësuesi tjetër, Edon Sadriu shënoi për 3-1 (77)!

Ballkani brenda gjashtë minutash humbi epërsinë që e kishte marrë, ndërsa Llapi thuajse fitoi ndeshjen. Këtë e vulosi Kushtrim Shabani, që dha në minutën e 86 të ndeshjes për finalen 4-1 [Alef Firmino 71, 74, Edon Sadriu 77, Kushtrim Shabani 86 - Nazmi Gripshi 60].

Fitorja e madhe dhe gëzimi i madh te llapjanët u vërejt me të përfunduar ndeshja, ndërsa në renditje u ngritën në pozitë të katërt, duke dalë mbi Drenicën që është në krizë financiare.

Në anën tjetër Ballkani ka mbetur në pozitë të tretë, duke mos arritur t’i ndjek kryesuesit gjilanas.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga