Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 2-3 TREPÇA'89

Zëvendësuesit i sjellin fitoren Trepçës’89

Zëvendësuesit i sjellin fitoren Trepçës’89


9 November, 2022 @19:12

Ferizaji 2-3 Trepça’89 [Matej Panadic 62 pen., Astrit Fazliu 86 pen. — Albion Pllana 24, Egzon Fazliu 71, Abdulah Oyekanmi 73]

Trepça’89 ka shënuar fitoren e katërt sezonale, ndërsa kjo është e dyta me radhë ekipin e Shpëtim Idrizit që është këndellur pas humbjes së thellë ndaj Malishevës.

Mitrovicasit kanë dominuar sot në Ferizaj, ndërsa kanë shënuar fitore me golat e shënuar nga zënvedësuesit, duke shfrytëzuar ato pak raste që i patën për të mposhtur Ferizajin e Andrej Panadicit dhe për t’i ikur sadopak zonës së rrezikshme ku gjindeshin.

Albion Pllana shënoi golin e parë të ekipit të tij në pjesë të parë, derisa të njëjtit një gol i ngjajshëm iu anulua pasi që u konstatua se ishte në pozitë jashtë loje.

Ferizaji fitoi penallti për të barazuar në pjesë të dytë, por zëvendësuesit Egzon Fazliu dhe Abdulah Oyekanmi çuan në epërsi dy golëshe shpejt “xehetarët”.

Deri në fund të ndeshjes, pos disa pritjeve të mira të Donat Kaçiut në portë të Trepçës’89, ka qenë penalltia e Astrit Fazliut që ngushtoi rezultatin, por pamjfatueshëm për të nxjerrë pikë për ekipin e tij, që mbetet i fundit në renditje tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga