Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Zgjedhja e Katarit ishte gabim!

Zgjedhja e Katarit ishte gabim!


8 November, 2022 @15:24

Ish-kreu i FIFAs, Sepp Blatter, ka thënë se vendimi për përzgjedhjen e Katarit si vend organizator për Kampionatin Botëror 2022 ka qenë “gabim”.

Blatter, tash 86-vjeçar, ishte kryetar i FIFAs kur Katari fitoi organizimin për Botërorin 2022. Kjo ndodhi në vitin 2010.

Shteti në fjalë u kritikua për trajtimin e punëtorëve migrant që kryenin punët e stadiumeve të reja si dhe për të mos respektimin e të drejtave të njeriut.

“Vend shumë i vogël. Futbolli dhe Kampionati Botëror janë shumë të mëdhenjë për atë,” ka thënë Blatter për gazetën zvicerane Tages Anzeiger.

Sepp Blatter

Kampionati Botëror 2022 që nis në Katar prej datës 20 nëntor është Kampionati i parë Botëror që do të mbahet në Lindjen e Mesme në histori të turneut më të madh të futbollit. Gjithashtu, është hera e parë që një Kampionat Botëror do të zhvillohet kur në Hemisferën Veriore është vjeshtë/dimër, pasi që do të mbahet prej 20 nëntorit deri më 18 dhjetor të këtij viti.

Komiteti Ekzekutiv i FIFAs kishte votuar 14-8 për Katarin në garë me SHBA-të, 12 vite më parë. Në të njëjtin vitë edhe Rusia kishte fituar organizimin e Botërorit 2018.

Blatter ka thënë se vota e tij ka qenë për SHBA-të, ndërsa ka hedhë përgjegjësinë te Michel Platini dhe ekipin e tij nga UEFA-ja, për shkak të të cilëve Kampionati Botëror ka shkuar në Katar.

“Ka qenë përzgjedhje e keqe dhe unë isha përgjegjës si kryetar i asaj kohe. Duke falenderuar katër votat nga Platini dhe ekipi i tij (i UEFAs), Botërori shkoi në Katar dhe SHBA-ja humbi. Kjo është e vërteta,” ka shtuar Blatter, bën të ditur BBC Sport sot.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori