LLAPI - GJILANI

Foto: KFLlapi/fb
Zhdrella e Veliu, ndjekja vazhdon
13 April, 2019 @17:42
Vjen edhe fitorja e katërt rresht për skuadrën e Llapit!
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina sot arriti ta mposhtë me rezultat 2-1 skuadrën e Gjilanit, në një takim që të pranishëm pati një numër tejet të madh të shikuesve, ndërsa në fushë u zhvillua një luftë mjaft e fortë mes të dyja skuadrave.
Për 1-0 të Llapit shënoi Mentor Zhdrella me një super-goditje nga gjuajtja e lirë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë, derisa në pjesën e dytë të dyja skuadrat shënuan nga një herë
Fillimisht rezultati u barazua nga Endrien Magani i gjilanasve, derisa pas trysnisë së vazhdueshme, epërsinë vendasve ia riktheu Valmir Veliu, i cili u gjend më së miri në zonën mysafire në minutën e 76’ të ndeshjes.
Në vazhdim të ndeshjes, podujevasit e menaxhuan mjaft mirë rezultatin dhe e mbyllën ndeshjen me fitore, ndërsa vlera kësaj fitore i shtohet nga rezultati i shënuar sot në Drenas, ku Feronikeli u mposht befasisht nga Ferizaji, për ta bërë garën për titull edhe më të nxehtë.
FORMACIONET STARTUESE
LLAPI: Haxho, Blakçori, Sinani, Preniçi, Idrizi, Namani, Maliqi, Zhdrella, Veliu, Emini, Januzi. GJILANI: Haxhihamza, Papuçi, Lila, Halili, Magani, Lopes, Kosumi, Shabani, Hajdari, Asani, Perez. |