FUTBOLLISTI I VITIT 2013

Zhdrella, më i miri
8 January, 2014 @19:11
Mesfushori ofanziv i Hysit, Mentor Zhdrella, është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2013. Ai ka pranuar më së shumti vota nga trajnerët e Superligës për të dalë për herë të katërt në karrierë triumfues në këtë garë.
Zhdrella dukej i lumtur pasi që pranoi çmimin, derisa u përcoll nga duartrokitjet e të pranishmeve.
Pas tij në renditje, erdhën Semir Zeneli i Llamkos Kosovës së Vushtrrisë dhe Qëndrim Dautaj i Ferizajit, kurse TOP 10-shen e futbollistëve e përmbylli sulmuesi i Ferronikelit, Fatih Karahoda, i cili u radhit në vendin e dhjetë.
ÇMIMET TJERA:
Klubi i vitit | Prishtina | ||
Trajner i vitit | Afrim Tovërlani | ||
Portier i vitit | Kushtrim Mushica |
TOP 10 FUTBOLLISTËT 2013:
1 | Mentor Zhdrella | |||
2 | Semir Zeneli | |||
3 | Qëndrim Duataj | |||
4 | Xhevdet Shabani | |||
5 | Labinot Osmani | |||
6 | Arbër Prekazi | |||
7 | Dukagjin Gashi | |||
8 | Astrit Fazliu | |||
9 | Fidan Hasani | |||
10 | Fatih Karahoda |