Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BURNLEY - MANCHESTER UNITED

Zhgënjimi i radhës, United dështon edhe ndaj Burnleyt

Foto: Premier League

Zhgënjimi i radhës, United dështon edhe ndaj Burnleyt


8 February, 2022 @22:57

Pas zhgënjimit ndaj Middlesbrought në FA Cup, United ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e sontme ndaj Burnleyt në ligë.

Ndonëse në pjesën e parë luajti mjaft mirë, United pati rënie të dukshme në pjesën e dytë dhe ndeshja në fund u mbyll me barazim 1-1.

Falë golit të shënuar nga Paul Pogba (18’), United e mbylli pjesën e parë me epërsi 0-1. Këtë pjesë United e dominoi plotësisht dhe përveç golit të shënuar, pati edhe dy gola të tjerë të anuluar.

Në pjesën e dytë, Burnley startoi mjaft mirë, duke shënuar menjëherë për 1-1. Jay Rodriguez (47’), i asistuar nga Weghorst, shënoi për 1-1, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja.

Përkundër tentimeve, United nuk e gjeti dot golin e fitores dhe u detyrua të pajtohet me një pikë në fund.

Nëse flasim për paraqitjet individuale, Weghorst, transferi i janarit, ishte fantastik te Burnley sonte, ndërkohë që edhe qendërmbrojtësi Mee ishte fenomenal.

Ky barazim bën që United ta bëjë edhe një hap prapa në luftën për top-katër, ndërkohë që Burnley shpëton në mbijetesë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League