ZIDANE

Zidane: Reali mund të jetë skuadër më e mirë pa mua
21 May, 2021 @18:47
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, u shpreh se Reali mund të jetë skuadër më e mirë pa të, duke i shtuar kështu edhe më shumë zërat për një largim të tij drejt Juventusit.
Andrea Pirlo është pranë largimit nga Juventusi. Fitorja e Kupës së Italisë dhe Superkupës duket se nuk janë të mjaftueshme për biankonerët, pasi që në garën për një vend në Ligën e Kampionëve ndodhen në pozitën e 5, dhe në rast se Milani dhe Napoli fitojnë në xhiron e fundit, Zonja e Vjetër do të përshëndetet nga kjo garë.
Për largimin e mundshëm të tij foli edhe Zidane në një konferencë për media. “Ka qenë mjaft e vështirë, por kemi arritur në xhiron e fundit dhe jemi gati të japim gjithçka,” tha Zidane para ndeshjes së fundit kundër Villarrealit.
Kur u pyet nëse Real Madridi do të ishte skuadër më e mirë pa të, ai u përgjigj shkurt: “Sigurisht.”
Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është takuar me krerët e Realit këtë muaj dhe është një nga kandidatët për t’u ulur në stolin e galaktikëve stinorin e ardhshëm.