MIQËSORE

Foto: Calcio AS Roma
Zvicra me 3 shqiptarë mposhtet nga Bosnja
29 March, 2016 @22:21
Pas humbjes nga Irlanda disa ditë më parë, Zvicra sonte është mposhtur edhe një herë. Kundërshtari i Shqipërisë në grupet e Euro2016 u mposht në shtëpi nga skuadra e Bosnjës. Boshnjakët, të cilët nuk janë pjesë e Euro2016, shënuan nga një herë në secilën pjesë përmes dy futbollistëve të Romës, Dzekos e Pjanicit. Ky i fundit shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë. Borozani.com
Vlen të përmendet që për Zvicrën sonte ishin startues 3 lojtarë me origjinë shqiptare. Kasami, Mehmedi e Xhaka luajtën që nga fillimi ndërsa Tarashaj u inkuadrua në pjesën e dytë.
Siç dihet, Zvicra bën pjesë në grupin A të Euro2016, bashkë me Shqipërinë, Francën e Rumaninë.
Miralem Pjanic free kick Goal 0-2 Switzerland… by sportsgoals