HELVETIKËT
Zvicra zyrtarizon përzgjedhësin e ri
9 August, 2021 @12:38
Ish-lojtari i Zvicrës dhe ish-trajneri i Baselit, Murat Yakin, është emëruar selektor i ri i Zvicrës.
Federata e futbollit helvetik ka bërë të ditur sot se Yakin do të jetë zëvendësues i Vladimir Petkovic që la kombëtaren e këtij vendi pas EURO2020 dhe kampanjës historike të tyre.
Përzgjedhësi 46-vjeçar së fundi ka drejtuar Schaffhausenin në Challenge League të Zvicrës, ndërsa karrierën si lojtar e kishte përfunduar te Baseli.