LIGUE 1
Në minutën e 6 shtesë, kampioni rrëmben pikën
8 August, 2021 @23:01
Kampioni aktual i Francës, Lille, shpëtoi pikën në minutën e gjashtë shtesë me sulmuesin turk Burak Yilmaz.
Në ndeshjen e parë të stinorit, Lille barazoi me Metzin 3-3.
Lille së pari kaloi në epërsi përmes Botman në minutën e 23’, më pas pësoi 3 gola nga Centonze 31’,52’ dhe Udol 41’.
Kampioni e ngushtoi epërsinë me zëvendësuesin Ikone 81’, kurse pikën e shpëtoi Yilmaz në minutën e gjashtë shtesë të ndeshjes.
Lille në xhiron e dytë do të përballet me Nice.