Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QËNDRIM ZYBA

Zyba: Të shënosh në ndeshjen ku fiton trofe ka rëndësi të madhe

Zyba: Të shënosh në ndeshjen ku fiton trofe ka rëndësi të madhe


23 January, 2021 @22:57

Qëndrim Zyba ishte një ndër golashënuesit e ndeshjes së sotme të Superkupës së Kosovës që u zhvillua në Antalya të Turqisë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Mesfushori i taluantuar në deklaratën e tij të pas ndeshjes për faqen zyrtare të Prishtinës tha se ndjehet i lumtur për golin dhe kupën e fituar.

“Kam pasur shumë raste për të shënuar, sidomos në kampionat, por nganjëherë fati nuk të ecën. Ky gol është shumë i veçantë për mua, të shënosh në ndeshjen ku fiton trofe ka rëndësi të madhe dhe të jep shumë gëzim. Këtë gol dua t’ia dedikoj veçmas motrës time që nuk e kam parë qe tri vite. Përndryshe ishte ndeshje mjaft e vështirë, këmbët i kishim të rënduara nga faza përgatitore, por mendoj që e përballuam mjaft mirë dhe jemi në rrugën e duhur,” ka thënë Zyba.

Futbollisti nga Suhareka ishte golashënuesi i parë i ndeshjes duke shënuar në minutën 3’.

▶️Raporti i ndeshjes

Falë golit të tij dhe të tjerëve, Prishtina e fitoi Superkupën duke triumfuar me rezultat 3-1.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës