Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Zyrtare: Benitez, në krye të rivalit lokal të Liverpoolit

Zyrtare: Benitez, në krye të rivalit lokal të Liverpoolit


30 June, 2021 @16:29

Ish trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është emëruar në krye të rivalit lokal, Evertonit.

Me trajnerin spanjoll, Evertoni ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Benitez ka drejtuar Liverpoolin gjatë viteve 2004-2010, ndërsa më pas ka qenë edhe kryetrajneri i skuadrave të mëdha evropiane si Inter, Chelsea, Napoli, Real Madrid dhe Newcastle United. Ai së fundi drejtoi skuadrën Dalian Pro nga Kina.

Te Evertoni Benitez do të jetë pasardhës i italianit, Carlo Ancelotti, i cili karrierën do ta vazhdojë në Real Madrid.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League