ZYRTARE

ZYRTARE: Besart Berisha në Superligën e Kosovës!
15 September, 2021 @13:05
Pas shumë spekulimeve, vjen zyrtarizimi!
Besart Berisha tashmë zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Prishtinës, me lajmin që u bë zyrtar nga klubi kryeqytetas pak minuta më parë.
Berisha, 36-vjeçar, gjatë karrierës së tij ka luajtur në shtete të ndryshme, por më së shumti mbahet mend për periudhën e tij të suksesshme në futbollin australian te skuadrat Brisbane Roar e Melbourne Victory, ku shkëlqeu më së shumti.
Përveç përvojës me klube të ndryshme, Berisha ka edhe 17 paraqitje me fanellën e Shqipërisë dhe 1 paraqitje me fanellën e Kosovës.
Tash, sulmuesin me shumë përvojë do ta shohim në Superligën e Kosovës, përkatësisht te klubi i Prishtinës.